Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gllaviqicë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë e si pasojë e të cilit një person ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë.”, tha Gashi.

Më tej ai tregoi se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal.

Me poshte pamjet: