Lokale - eSIMy

Policia në Podujevë ka arrestuar dy persona, të cilët kishin kryer kohë më parë dy vjedhje në dy raste të ndara, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të njëjtit kishin vjedhur para të gatshme, telefona dhe pajisje tjera në lokale.

“Podujevë 08.10.2021-04:00/10:00. Lidhur me rastin me datë 20.10.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit, në dy raste të ndara kanë kryer vjedhje në dy lokale ku kanë vjedhur para të gatshme, telefona DVR të kamerave etj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info