Një rast i përdorimit të armës është regjistruar në një lagje në periferi të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka thënë se të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar, ku është konfiskuar edhe një armë.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar nga i dyshuari mashkull kosovar, është sekuestruar një pistoletë me gas, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info