Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara përgjatë 24-orëve të fundit në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, dy persona janë kapur, pasi që dyshohet se kanë kushtëzuar një person që t’u jap para me detyrim (haraç).
Lexo edhe: Zbulohen detaje nga haraçi në Podujevë: Detyruan viktimën t’ua jepte 80 mijë euro, ka të arrestuar
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë kushtëzuar viktimën mashkull kosovar, në formë detyrimi tu japë një shumë e parash. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, personi i tretë është arrestuar, por që më pas është liruar, nën dyshimin e ushtrimit të dhunës në familje.
“Podujevë, 21.03.2022-10:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Duhet shtuar se gjatë javës së kaluar janë arrestuar disa persona në Podujevë, për vepra të ndryshme penale./Llapi.info






