Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Të njëjtit janë kapur në flagrancë nga kamerat e sigurisë, ku kishin gjetur një kuletë me para dhe dokumente, e të njëjtën e kishin marrë për vete.

Njoftimi i plotë:

Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 10.06.2023 – 18:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se përballë objektit të komunës së vjetër në një ulëse e kishte harruar kuletën në të cilën kishte pas para të gatshme, kartela bankare dhe disa dokumente personale. Gjatë shikimit të kamerave është bërë identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovar te të cilët gjatë kontrollit janë gjete paratë dhe dokumentet viktimës të cilat ju kanë kthyer asaj. Te njëri prej të dyshuarve është gjete dhe sekuestruar një mjet i mprehtë – thikë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

 

 

 

 

/llapi.info/