Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një vajzë të mitur, e cila është raportuar e zhdukur që nga dhjetori, raporton Llapi.info.

Në lidhje me këtë rast, është intervistuar një mashkull, ndërkohë që palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Podujevë 25.12.2020 – 21:00.  Me datë 30.01.2021 është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Po ashtu në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç ”./Llapi.info