Lokale - eSIMy

Furnizimin me drona, policia po synon që ta bëjë nëpërmjet një kontrate të hapur, ku ka ftuar të gjitha kompanitë që posedojnë dron që të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 12 prill. Oferta me e lirë që i plotëson kushtet, metohët të nënshkruaj kontratën.

Për këtë sasi të kërkuar, policia ka vendosur një vlerë të parashikuar prej 99 995,00 eurove.

Por, policia nuk ka shumë zyrtarë që dinë të përdorin fluturaken, andaj fituesi i kontratës do të detyrohet që të bëjë një trajnim për 20 pjesëtarë policor.

Sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është +- 30 për qind për pjesë/ pozicion. Këtë kriter të devijimit, prokurimi i policisë e ka vendosur për shkak se në të kundërtën do të ishte shkelje e ligjit dhe kriterin mund ta plotësonte vetëm ndonjë kompani e caktuar, po të mos ishte devijimi +-30 për qind.