Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njofton se Besnik (Azem) Kurbogaj, i lindur me 06.03.1984 në Pejë, i dyshuar kërkohet për veprat penale: Vrasje në tentativë, Grabitje, Vjedhje Grabitqare dhe Armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit i dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.
Për këtë Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]