Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është deklaruar rreth gjendjes me Covid-19, të krijuar në vend.

Kurti ka bërë të ditur në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, se për t’u respektuar masat rigoroze, do të ketë gjashtëfishim të inspektorëve.

Madje ai bëri të ditur se orari i Policisë së Kosovës, nga ai tetëorësh siç ishte, kalon në ndërrim 12 orësh.