Gjatë ditës, serbë të shumtë janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar festën e tyre që njohët si “Vidovdani”.

Për të festuar këtë festë, shumë prej tyre erdhën edhe nga Serbia.

Si çdo herë, edhe këtë vit, nuk munguan qytetarë që brohorisnin kundër Kosovës.

Madje kishte të atillë që kishin veshur edhe bluza me imazhin e Vojislav Sheshel, i dënuar me 10 vite burg për krime lufte.

Ai me kërkesë të Policisë së Kosovës, u detyra të zhvesh bluzën.

E kjo kërkesë e Policisë së Kosovës, për dallim prej të moshuarit serb, i cili dëgjoi urdhrat e tyre, nuk iu ka pëlqyer mediave serbe.

Ato e kanë quajtur skandal këtë veprim të Policisë së Kosovës.