Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë shqiptar i cili nga autoritetet kompetente ishte dëbuar nga banesa e një gruaje serbe.
I dyshuari pas një kohe pasi që ishte dëbuar nga banesa ishte kthyer prapë në atë vend dhe ka kanosë pronaren.
Ai ka shkuar te banesa e saj derisa nuk ishte ajo prezente ne banesë, duke thyer derën e cilindrit dhe ishte futur brenda në banesë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.