Një person është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Edmond Mustafa, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Tivar.
Sipas mediave malazeze, i arrestuari është një person i quajtur Baran i cili është i njohur për policinë e vendit, ndërsa thuhet ai i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Skaljari.
Për vrasjen që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:10, dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar disa të shtëna me armë, kurse i dyshuari ishte arratisur me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.
Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron prokurorja Irena Buriq.
Policia malazeze ka bllokuar qytetin e Tivarit, në mënyrë që të mund të nxjerrë detaje për zbardhjen e rastit.