Një person është arrestuar, e më pas është liruar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, dërguar medieve.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Letanc, Podujevë 11.09.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja, poashtu është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë tjetër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.