Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka konfiskuar armë dhe qindra fishekë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në komunikatën dërguar medieve.
“Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 13:15. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë dhe 55 (pesëdhjetë e pesë) fishekë te kalibrit 7.57mm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 08:48. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK-47, një pistoletë dhe 168 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info






