Një bastisje është realizuar në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Bastisja ka ndodhur në një veturë, ku Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një armë zjarri dhe katër fishekë.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka shkuar në procedurë të rregull, pas vendimit të prokurorit.
Sipas PK-së, arma kishte qenë pa leje./Llapi.info






