Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi tek shtëpia e tij në fshatin Shajkoc të Podujevës është gjetur një armë pa leje, njofton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Shajkoc, Podujevë, 13.06.2021 – 07:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.