Një shtëpi është bastisur nga organet e rendit në fshatin Shkovicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pushkë sportive me 3 fishekë”, ka thënë PK.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka  rekomanduar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt./Llapi.info