Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion pronarin e një lokali në Obliliq, i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për ta mbyllur lokalin, madje ai ka shërbyer 16 persona të tjerë brenda në lokal.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:00, teksa në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori komunal dhe janë marrë masat e parapara ligjore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pronari i lokalit është është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.
“Obiliq 17.04.2020 20:50. Njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur dhe në lokal kanë hasur pronarin, të dyshuarin mashkull kosovar si dhe 16 persona tjerë në lokal. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori komunal i cili ka ndërmarr masat e parapara ligjore. Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara”, thuhet në raportin e policisë.