Policia e Kosovës ka vënë në pranga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.
Po ashtu është arrestuar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Molliqaj kishte dalë sot të marrë pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e luftës, të cilët janë mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po kundërshtojnë projektligjin për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës.






