Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy të dyshuar për vjedhje në Podujevë, raporton Llapi.info.
“Rr. Sejdi Sekiraqa, Podujevë 29.09.2020 – 18:30. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.
Ndërkohë, në lidhje me këtë rast ditë më parë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer vjedhjen e disa pajisjeve shtëpiake në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar”, ka thënë PK.
Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda./Llapi.info






