Dy persona kanë mbetur të arrestuar dje në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, njofton Llapi.info.

Siç bëhet e ditur nga policia, dy të arrestuarve u janë gjetur disa rizlla për narkotikë, një shufër metalike dhe një thikë.

Njoftimi i plotë;

Rr.Nuhi Gashi, Podujevë, 25.06.2022-21:40. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ku gjatë kontrollit tek të njëjtit  janë gjet dhe konfiskuar një shufër metalike një thikë dhe disa rizlla për narkotikë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.