Dy persona të kërkuar nga Policia janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i njërit ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në orët e hershme të mëngjesit.
“Rr. “Skënderbeu”, Podujevë 11.11.2018-06:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Ndërsa, arrestimi i dytë është bërë në fshatin Dumosh, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, i njëjti është dërguar në mbajtje./Llapi.info