Policia e Kosovës për një ditë ka arrestuar 40 persona.
Arrestimi i tyre u bë gjatë 24 orëve të fundit si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë bastisur dhjetë lokacione, janë shoqëruar në polici 15 persona, janë iniciuar 11 raste, janë konfiskuar 6 thika, shufër dhe boks hekuri, ndërsa në gjashtë lokacione janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike.
Po ashtu, inspeksioni ka marrë vendim për mbylljen e tri lokaleve.
Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.
Njoftimi i plotë:
Sonte me datë 23.01.2019, nga ora 20:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari të kunderligjshme.
Kontrolli dhe bastisja është realizuar në disa lokacione afër rr. Eqrem Qabej në Prishtinë, dhe per objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar në veprime të kunderligjshme, ku perfshihen: posedimi i pautorizuar i substancave narkotike, armëve etj.
Gjatë operacionit policor i cili është realizuar me urdhresë te organeve të drejtësisë ka rezultuar si në vijim:
Janë bastisur 10 lokacione
Janë shoqeruar në stacion policor 16 persona
Jane inicuar 11 raste
Në 6 lokacione është gjetur substancë e dyshuar narkotike
Janë konfiskuar 6 thika, një shufer dhe një boks hekuri.
Inspekcioni kompetent ka marr vendim per mbylljen e tri lokaleve.
Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në menyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.






