Me ligjin anti-COVID të gjithë ata që nuk vendosin maska dënohen me 35 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
E siç duket ata që duhet t’i dënojnë qytetarët për mosmbajtje të maskës, po e shkelin vetë vendimin.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje, ku shihet një zyrtar policor në Rahovec, i cili nuk po mban maskë, por sipas sinjalizuesit po dënonte pikërisht për mosmbajtje të saj.