Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”.

Dy prej tyre u kapën për prishje të rendit dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, ndërsa një efektiv 45-vjeçar i SHRSF-së u arrestua pasi u konstatua duke marrë ryshfet nga dy shtetas të Kosovës për t’i shmangur kontrollin fizik.

Përveç arrestimeve, 10 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për sjellje të kundraligjshme gjatë ndeshjes.

Dy shtetasit kosovarë, për të cilët policia pretendon se paguan ryshfet, janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë.