Dy persona janë arrestuar të premten rreth orës 16:00 tek objekti i postës në Lipjan.

I pari fillimisht u gjobit e më pas u arrestua për kundërshtim.

Një dëshmitar i tha Klan Kosovës prapa kamerave se fillimisht pesë policë pa maska e kanë gjobitur një qytetar që nuk e kishte të vendosur maskën.

I njëjti tha se kishte edhe një arrestim të dytë nga policia, pasi ai e kishte xhiruar gjithë ngjarjen.

Se pati një hallakamë e konfirmuan edhe disa nga punëtorët në kushte anonime.

Nga policia në Lipjan nuk dhanë asnjë informacion për rastin, derisa njëjtë vepruan edhe nga zyra për informim e policisë në kryeqytet.