Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarët e 4 komunave të Republikës së Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit në vlerë 800 mijë euro, njofton Llapi.info

Me rastin e nënshkrimit të memorandumeve, Matoshi ka theksuar se MMPH ka gatishmërinë për përkrahjen e komunave në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

“Të gjitha këto projekte janë edhe një hap më shumë në angazhimin tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve të vendit”, ka deklaruar Matoshi, duke shprehur besimin e tij që këto projekte do të realizohen me kohë dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komunat përkatëse.

Ndërsa, Komuna e Podujevës ka përfituar 150 mijë euro për vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit Llap. E për ta nënshkruar këtë memorandum ishte kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili ka falënderuar Ministrinë për përkrahjen dhe financimin e projekteve në komunën që ai drejton.

“Projekti i rregullimit të shtratit lumit Llap është i rëndësishëm, sepse Komuna vitet e fundit ka investuar me mjete vetanike për rregullimin e lumit. Është mirë që kësaj here këtij investimi i bashkohet edhe MMPH-ja dhe do arrijmë të përurojmë realizimin e projekteve siç është paraparë. Projekti për furnizim të pijes për Orllanin dhe rrethinën është jetik sepse ata banorë jetojnë buzë liqenit nga i cili furnizohet gjysma e popullsisë me ujë të pijes e ata deri tani nuk kanë pasur”, është shprehur Veliu./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 5 people, people sitting, suit, wedding and table