Rrugët e Podujevës janë “pushtuar” nga bërlloku, shkruan Llapi.info.
Kjo, pasi që kompania që disa ditë nuk ka bërë grumbullimin e tyre – siç ndodhte zakonisht.
Për këtë janë ankuar qytetarët e Podujevës që jetojnë në rrugën “Qëndresa”, “Rashit Ajvazi” dhe në rrugën “Skënderbeu”, duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me këtë çështje.
Deri më tani, nuk ka ndonjë reagim as nga zyrtarët komunalë, por as nga kompania që bën grumbullimin e bërllokut./Llapi.info






