Një punëtor i një banke në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë është ankuar në polici se kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton Llapi.info.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor dërguar mediave.
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 27.10.2020-12:00. Me datën 29.10.2020 ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një bankë, ka njoftuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, ka thënë PK.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar, apo vijim të hetimeve përkitazi me këtë rast./Llapi.info






