Lokale - eSIMy

Një person ka raportuar tek organet e rendit se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, njofton Llapi.info. 

Rasti ka ndodhur në fshatin Obrançë i Podujevës, më 14 mars, në orë 08:00.

“Fsh. Obranqë, Podujevë 14.03.2022 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 15.03.2022 ka raportuar se vajza e tij e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar Policia./Llapi.info