Ekrem Hyseni, kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi ka votuar ka ftuar qytetarët e Podujevës që të dalin në votime, raporton Llapi.info.
“E kryem obligimin tonë, njëkohësisht kërkojmë nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Presim një fitore në këto zgjedhje. Edhe një herë, ftoj qytetarët që të dalin dhe të votojnë dhe ta tregojnë vullnetin e tyre”, ka thënë Hyseni.
Në Komunën e Podujevës janë 45 qendra me 111 vendvotime. Të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë. Deri në ora 11:00 në këtë Komunë kanë votuar mbi 7 mijë qytetarë./Llapi.info