Parkimi vend e pa vend i veturave në Podujevë po u shkakton telashe këmbësorëve, shkruan Llapi.info.

Hapësirat e destinuara për ta po bllokohen nga veturat. Një pamje të tillë ka pasur gjatë së premtes edhe afër shkollës “Shaban Shala”.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se si këmbësorët detyrohen të kalojnë në rrugë të destinuar për automjete – pasi hapësira publike (trotuari) ishte i bllokuar nga veturat.

Llapi.info ka raportuar më parë edhe shtegun për biçikleta në rrugën “Zahir Pajazjti”, ku gjatë së shtunës ishte i bllokuar nga parkimi i veturave./Llapi.info

Shtegu i biçikletistëve në Podujevë përdoret për parkimin e veturave