Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Donika Sfishta, ka vizituar stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, ku janë duke u vendosur 3,500 ulëse në tribuna, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Në kuadër të realizimit të projektit në renovimin e stadiumit, nënkryetari Rudari premtoi edhe investime tjera për kompletimin e infrastrukturës në këtë objekt sportiv.
“Shpresoj që shumë shpejt do të kthehemi në tribuna, për t’i shijuar emocionet dhe sukseset e skuadrave tona”, tha nënkryetari Rudari./Llapi.info