Ka ndërruar jetë sit ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajraktari nga fshati Batllavë e Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Besim Bajraktari për shumë vite edhe pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për shërim në Francë.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Mbrojtjes./Llapi.info