Ka ndërruar jetë në moshë të re Denis Mahmuti nga Podujeva.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“I tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë të Lëvizjes, Denis Mahmuti. Vdekja e Denisit në moshë kaq të re na pikëlloi e lëndoi thellësisht të gjithëve. Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, miqve të Denisit dhe gjjthë aktivistëve të Lëvizjes”, ka shkruar ai.

/Llapi.info