Lokale - eSIMy

Në varrezat e fshatit Lupç të Podujevës, i është dhënë lamtumira e fundit Ismajl Haxhiut, veprimtarit që vdiq ditë më parë pas një sëmundje në SHBA, raporton Llapi.info.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.  Në varrimin e Haxhiut mori pjesë edhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, njëkohësisht lider i BDI-së.

Ai mbajti një fjalim në këtë ceremoni, me disa fjalë prekëse për Ismajlin dhe babain e tij.

“Sot po ndahemi nga Ismajli, i cili kurrë nuk iu nda lëvizjes shqiptare për çlirim së bashku me babain e tij”, thotë Ahmeti, në videon që ka siguruar Llapi.info.

Haxhiu ishte edhe xhaxhai i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu./Llapi.info

Më poshtë video nga Llapi.info: