Një grabitje ka ndodhur mesditën e së hënës në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, tre të maskuar, njëri me thikë, i kanë grabitur një shumë parash një personi.
“Rr. Ilir Konushevci, Podujevë, 27.07.2020-14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij papritmas para veturës së tij ishte ndal një veturë nga e cila kishin dalë tre persona të maskuar, njëri prej tyre me një thikë kishte thyer xhaminë veturës së viktimës dhe nën kërcenim të armës ia kishin grabitur një shumë parash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Llapi.info ka tentuar që edhe gjatë ditës së djeshme të marrë detaje nga Policia për këtë rast, por PK tek tani e ka bërë të ditur incidentin. Siç ka mësuar portali, ngjarja ka ndodhur rrugës për në fshatin Shtedim të Podujevës./Llapi.info





