Pritja ishte e kotë.

Shërbimet për të cilat llapjanët shkuan në Qendrën e Regjistrimit në Podujevë, të hënën s’mundën t’i marrin.

Ajo është mbyllur, meqë natën u thye nga hajnat, njofton Klan Kosova.

Hajdutët vodhën një shumë parash nga arka e Postës së Kosovës që ofron shërbime aty, njofton Klan Kosova.

Për këtë ata përdorën mjete të mprehta. Dëme shkaktuan edhe në objektin e qendrës e cila mbeti pa internet.