Lokale - eSIMy

Një person është plagosur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën “Hasan Prishtina”, në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se viktima është një 58-vjeçare, e cila dyshohet se është plagosur aksidentalisht.

“Mbrëmë në ora 23:50 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para  të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e  nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka njoftuar PK.

Policia më tutje ka thënë se përkitazi me këtë rast nga veprime policore janë sekuestruar dy armë zjarri; Një Revole e tipit GLOCK, Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe trembëdhjetë copë fishekë.

Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;

N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, ka njoftuar tutje PK./Llapi.info

No photo description available.

No photo description available.