Lokale - eSIMy

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera përkitazi me këtë incident.

Rasti nga organet e rendit është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Burimet kanë bërë me dije se viktima është një 43-vjeçar, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

 

/Llapi.info