Në orën 20:53 të së hënës dy vetura u ndalën në fshatin Gllamnik për t’i qartësuar disa telashe që kishin mes vete.
Mirëpo situata përshkallëzoi dhe mbeti i therur një 22 vjeçar.
I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK pasi që nuk kishte mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e therjes.
Personi i dyshuar në këtë rast ende ndodhet në arrati.