Një familje në fshatin Godishnjak të Komunës së Podujevës është ankuar se po rrezikohet nga një shtyllë elektrike, e cila është vendosur ngjitur në një shtëpi, shkruan Llapi.info.

Familjarët kanë thënë për Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamje, se kjo shtyllë po rrezikon ata, ndërkohë që siç kanë thënë ata, deri më tani, nuk është ndërmarrë diçka nga kompania përgjegjëse.

“Jemi të rrezikuar nga kjo shtyllë. Jemi katër anëtarë të familjes, shtylla është kapur për shtëpi. I kemi thirr disa herë KEDS-in dhe KEK-un, kanë qenë këtu, kanë thënë se shumë keq është, por s’kanë vepruar asgjë. Shtylla vazhdon të jetë në vendin e njëjtë. Kohë më parë është djegur edhe ora e rrymës, s’kanë ardhur as me këqyrë”, është shprehur për Llapi.info një anëtar i kësaj familje.

Ai ka shtuar se rreziku vazhdon të jetë më i madh në mot të ligë, posaçërisht kur ka erëra.

Duhet theksuar se shumë banorë janë ankuar për raste të tilla, ndërkohë që në disa Komuna të Kosovës, shtyllat janë të vendosur brenda orendive shtëpiake./Llapi.info

Më poshtë pamjet: