Sot është bërë shpërndarja e 100 pakove ushqimore nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Podujevës.
Përzgjedhja e familjeve për përfituesit e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
Komuna e Podujevës falënderon shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionet e vazhdueshme që ka ofruar për qytetarët e Podujevës dhe institucionet lokale në financimin e projekteve të ndryshme.










