Drejtoria e Arsimit në Komunë e Podujevës ka shpallur edhe një konkurs për mësimdhënës, shkruan Llapi.info.
Sipas konkursit të publikuar nga faqja e komunës, një mësimdhënës po kërkohet për lëndët e mjekësisë – konkretisht për Teknik Dentar.
Koha e aplikimit është nga data 17.10.200 deri më datën 31.10.2022.
“Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara), duhet të dorëzohen në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes qendrës për shërbim me qytetarë”, thuhet në konkurs.
Duke klikuar KËTU mund t’i lexoni të gjitha kushtet që duhet t’i keni për këtë pozitë./Llapi.info






