Lokale - eSIMy

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arma ka qenë pa leje, ndërkohë që ndaj të dyshuarit  është hapur rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për armëmbajtje pa leje.  Personit të dyshuar:

-A.H,  mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë zjarri si dhe

– një karikator me pesë fishekë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka njoftuar Policia./Llapi.info

No photo description available.