Lokale - eSIMy

Drejtori i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari i ka reaguar drejtorit të Shëndetësisë në Podujevë, Zaim Thaçi, pasi ky i fundit ka deklaruar se “DFK”, ka kërkuar emrat e pacientëve të prekur me COVID-19, njofton Llapi.info.

Në një reagim të bërë, DFK sqaron se kjo kërkesë nuk është bërë në drejtim të Drejtorisë së Shëndetësisë, por është kërkuar numri i testeve, vendbanimet, numri i rasteve me fatalitet etj.

“Për opinionin publik dua të sqaroj se, ne si organizatë “Demokracia Fillon Këtu-DFK”, kemi kërkuar të dhëna për nr-të rasteve te infektuar dhe vendbanimeve të tyre, numër të testeve për COVID19 sa janë kryer, numrin e rasteve të vdekur si pasojë e COVID19 dhe shprehimisht kemi potencuar në shkresë se, ne nuk kërkojmë emrat e pacientëve dhe nuk do ti publikojmë ata, pasi respektojmë të drejtën e privatësisë”, thuhet në komunikatën e OJQ-së.

“E përsërisim se Drejtoria e shëndetësisë në Komunën e Podujevës, është drejtoria më jo transparente në nivel Komune dhe për të dëshmuar këtë si dhe të pavërtetat e thëna të drejtorit, ne publikojmë shkresat e komunikimit me komunën që e demantojnë atë dhe po ashtu foto që tregojnë se asnjë informatë nuk është e publikuar në ËebFaqen e Drejtorisë së Shëndetësisë në Podujevë”, thuhet tutje.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Reagim ndaj Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë Dr Zaim ThaçiMbrëmë ne emisionin e “TV LLapi” i cili realizohet nga ora 22:00, ishte i ftuar Dr Zaim Thaçi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, i cili në mes të tjerash tha një të PAVERTETË të madhe rreth meje dhe organizatës që unë e drejtoj -Demokracia Fillon Këtu-DFK.

Drejtori i Shëndetësisë z.Zaim Thaçi, ne pyetjën e gazetarit për ta komentuar kritiken time se, Drejtoria e Shëndetësisë nuk ka transparencë gjatë kohës së pandemisë tha se,Citoj: OJQ-Demokracia Fillon Këtu-DFK, ka kërkuar emrat e pacientëve të prekur me Covid 19 dhe Drejtoria e Shëndetëisë nuk i kanë dhënë sepse është e ndaluar me ligj.!!Për opinionin publik dua të sçaroj se, ne si organizatë “Demokracia Fillon Këtu-DFK”, kemi kërkuar të dhëna për nr-të rasteve te infektuar dhe vendbanimeve të tyre, numër të testeve për COVID19 sa janë kryer, numin e rasteve të vdekur si pasojë e COVID19 dhe shprehimisht kemi potencuar në shkresë se, ne nuk kërkojmë emrat e pacientëve dhe nuk do ti publikojmë ata, pasi respektojmë të dretjën e privatësisë.

Ne kishim për qëllim përmes një projekti të ofronim punë vullnetare për të ndihmuar Komunën, për të përballuar këtë situatë me lehtë pasi kapacitetet e Drejtorisë së Shëndetësisë ishin të kufizuara. Për çka kemi biseduar edhe me Epidemiologen znj.Bedrije Rama,e cila ka konfirmuar se kan kapacitete te vogla për tu përballur me këtë gjendje. Ne kemi bërë edhe thirrje publike që të na mundësojnë të bëjmë punë vullnetare dhe kanë refuzuar.Gjithashtu nga ajo që ne kemi parë rezulton se në këtë kohë më shumë pacient janë shëruar tek mjekët që punojnë në ordinanca private dhe me pagesë, se sa në institucionet shëndetësore (QKMF, QMF dhe PMF).

E përserisim se Drejtoria e shëndetësisë në Komunën e Podujevës, është drejtoria më jo transparente në nivel Komune dhe për të dëshmuar këtë si dhe të pavertetat e thëna të drejtorit, ne publikojmë shkresat e komunikimit me komunën që e demantojnë atë dhe poashtu foto që tregojnë se asnjë informatë nuk është e publikuar në WebFaqen e Drejtorisë së Shendetësisë në Podujevë. Kjo vertetohet lehtë vetëm me një klikim ne Web Faqe të Drejtorisë ë Shëndetëisë.https://kk.rks-gov.net/…/shende…/sektori-i-shendetesise/