Për Ditën e Çlirimit të Podujevës, Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta kanë organizuar aktivitete të ndryshme.
Të enjten në fshatin Shtedim do të bëhet zbulimi i “Shkronjave të Arta”.
Në ceremoninë e inaugurimit dhe zbulimit të simbolit kushtuar UÇK-së, jeni të ftuar të gjithë, të enjten, nga ora 19:30.