Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte rrahur nenën e tij, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Komunën e Podujevës mbrëmë rreth orës 19:30.
Gruaja e cila u rrah nga djali ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Ky i fundit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është iniciuar si dhunë në familje./Llapi.info






