Lokale - eSIMy

Javën e kaluar, një zyrtar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve doli pozitiv për COVID-19, me ç’rast edhe u mbyll përkohësisht kjo qendër, njofton Llapi.info.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga sot ka rifilluar punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën e saj. Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19). Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Llapi.info