Edhe zyrtarisht, Besnik Mulliqi është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Mulliqi këtë vendim e ka quajtur skandaloz, derisa ka shtuar se ka mbrojtur ligjin gjatë punës së tij në krye të kësaj drejtorie.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje!,

Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA.

Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!

Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!

Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz.

Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!